Arbëri

Kurti mburret me menaxhimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nismë të mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se numri i vaksinimeve dhe situata e qetë është falë menaxhimit të mirë nga ana e Qeverisë, MSH-së dhe IKSHPK-së.

Ai ka thënë se tashmë ka filluar ardhja e mërgatës.

“Është parë gjatë verës se rritet probalitetit dhe rreziku dhe duhet shtuar kujesin për të pasur nën kontroll situatën”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thëne se ata që kërkojnë llogari për këto 9 muaj qeverisje duhet ta shohin veten në pasqyrë.

Ai ka thënë se kanë arritur që të menaxhojnë pandeminë dhe se pas nëntë muajsh janë vaksinuar 60% e popullatës.

Kur foli për rritjen ekonomike tha se ajo pritet që të mbërrijë deri në 9.9% në fund të këtij viti dhe se gjatë kësaj periudhe janë punësuar mbi 10 mijë persona.

“Sot kemi 1 milion 650 mijë doza të administruara të vaksinës. Edhe pse filluam të fundit Kosova është prijëse në rajon me shkallën e vaksinimit. Sot kemi situatë të qetë me Covid-19. Numri i vdekjeve është më i ulët. Reagimi i shpejt dhe me kohë ndaj situatës na ka mundësuar të mbajmë hapur ekonominë. Mërgata jonë ka filluar rrugëtimin dhe i urojmë mirëseardhje. Përkundër pandemisë ka qenë vit i suksesshëm. Ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit. Presim ta mbyllim vitin 2021 me 9.9%. Investimet e huaja direkt janë 9 milionë euro. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”, tha Kurti.

Image