Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Mbështetja historike, dëshmi e dëshpërimit më udhëheqjet e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët ishin dëshpëruar me ata që i udhëhoqën në të kaluarën, andaj sipas tij, në zgjedhjet e fundit nacionale, i dhanë mbështetje Vetëvendosjes së udhëhequr nga ai.

“Secili vit i ka sfidat e tij ky vit sikurse edhe ai i kaluari u mbizotërua nga pandemia dhe pasojat e saj. Mobilizimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të na dhënë mbështetjen historike është dëshmi se sa i madh ka qenë dëshpërimi ndaj atyre që kanë udhëhequr”, tha Kurti në fjalën hyrëse të mbledhjes së Qeverisë, të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VV-ja fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit me mbi 50 për qind të votave.