Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Skerdilajd Llagamin, ish-luftëtarin e tri luftërave në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni. Kurti e ka vlerësuar lart figurën e Lllagamit.
"Sot është shtatëmbëdhjetë vjetori i rënies në betejë të dëshmorit Skerdilajd Llagami, i njohur në luftë si “Shpendi”, apo “Komandant Shpendi”. Skerdilajd Llagami është dëshmor i njëjtësisë së kombit shqiptar. I lindur e i rritur në Tiranë, në moshën 30 vjeçare ai e la punën në forcat speciale të policisë së Shqipërisë, e la edhe familjen që e kishte djalë të vetëm, dhe iu bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën për lirinë e atdheut. Pasi u shqua për trimëri, guxim e disiplinë në Kosovë, ku luftoi kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, ai e vazhdoi angazhimin çlirimtar edhe me UÇPMB-në, e më vonë edhe me UÇK-në në luftën në Maqedoni, ku edhe ra trimërisht në moshën 32 vjeçare, në malësinë e Tetovës. Ky ishte Shpendi i flamurit, që nuk hoqi dorë nga liria e kombit, për asnjë çmim. Skerdilajd Llagami, dhe dëshmorët e luftëtarët e shumtë nga Shqipëria, trojet në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë e nga mërgata, na kujtojnë se, edhe kur shtetet e kufijtë na kanë imponuar ndarjen, ne historinë e kemi bërë së bashku. E nderojmë kujtimin e Skerdilajd Llagamit, Komandant Shpendit, dhe gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Ideali i tyre u bëftë realitet!", ka shkruar Kurti në Facebook.
-
Kurti nga Skenderaj: Pabarazitë me ish-komandantin, që kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e luftës
-
Kurti: Historia s’është e largët, betejat e UÇK-së janë fare të afërta andaj ta forcojmë ushtrinë
-
Kurti në Ditën e Përkujtimeve nderon rolin e SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në Kosovë
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
-
Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin se kulla nuk gjunjëzohet, Kosova nuk nënshtrohet