Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti kujton demonstratat e ‘89-s: Shqiptarët po kërkonin të drejtat e tyre politike

Demonstratat e 27 dhe 28 marsit të vitit 1989

Demonstratat e 27 dhe 28 marsit të vitit 1989

Foto: Associated Press

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat e 27 dhe 28 marsit të vitit 1989.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në ato demonstrata, shqiptarët po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke kundërshtuar shtypjen dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë.

Kurti ka thënë se më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. 

“Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike. Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Kurti.