Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u takua me bashkatdhetarët që po vijnë për pushime.
Ai deklaroi se Kosova u ka borxh bashkatdhetarëve për shkak se kanë ndihmuar “në mënyrë të jashtëzakonshme edhe çlirimin e Kosovës, por edhe zhvillimin e demokratizimit”.
“Gjithashtu edhe në e-Kosova ne ofrojmë nxjerrjen online të certifikatave të gjendjes civile, të ekstraktit të lindjes, të martesës që po ashtu është një lehtësim për bashkatdhetarët tanë, të cilëve ne u kemi shumë borxh, për shkak se ata me kërkesën e tyre, aftësinë e tyre, historikun e tyre e kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe çlirimin e Kosovës, por edhe zhvillimin e demokratizimit të saj. Prandaj, oferta jonë me Valën është një mënyrë se si përpiqemi të lajmë një pjesë të vogël të borxhit që e kemi ndaj tyre”, ka thënë Kurti./ksp
Kurti përmendi edhe vendimin e Qeverisë, që synon t’i përfshijë bashkatdhetarët për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit së diplomacisë qytetare.
-
Kurti në takim me bashkatdhetarët shpall “Ballkonin e Hapur”
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti: Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri ka marrë formën e një përkushtimi të thellë
-
Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik