Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshjet e diskutuara mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Ka thënë se Kosova s’mund të sakrifikohet që Serbia të integrohet në BE, e as të sakrifikohet që Thaçi t’i shpëtojë Speciales.
“Kosova nuk mund të sakrifikohet për integrimin e Serbisë në BE dhe për shpëtimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi e dëshiron një marrëveshje të favorshme, kështu që ai bindshëm mund të fitojë referendumin për ndryshimet kushtetuese. Një marrëveshje e tillë, mund të jetë shumë e dëmshme për Kosovën”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Koha.net.
Për këto çështje mes tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestë më 29 shtator në orën 14:00.
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Kurti: Vuçiqi po shkel marrëveshjen e tij të dashur të 2013-s
-
Kurti: Vuçiqi do të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht
-
Kurti thotë se rruga e Serbisë për në BE kalon nëpër Prishtinë
-
Kurti: Kosovën duan ta bëjnë kurban për integrimin e Serbisë në BE dhe çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale