Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se Kosova është shtet i kapur.
Në një postim në Facebook, ai ka komentuar edhe veprimin e fundit të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, që doli kundër qëndrimit të partisë duke marrë pjesë në seancën e ftuar nga qeveria për të votuar ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë. Me pjesëmarrjen e saj ajo ia mundësoi kuorumin pozitës. Për këtë, Kurti ka thënë se Rugova është e marrë peng para qytetarëve.
“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Kosova është në rrezik, jemi mbledhur në shesh për t’i ndaluar pushtetarët
-
Sipas Kurtit, shteti i Kosovës po merret peng nga Serbia
-
Opozita e kaluar, në “seancën” pas seancës, e akuzon LVV-në për uzurpim të institucioneve
-
Haradinaj: Deputetët e VV-së janë kapur peng nga Albin Kurti
-
Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit