Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur të arriturat e partisë që drejton me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj, për çka tha se 12 qershori për këtë parti kremtohet dyfish - për themelimin e saj dhe si Dita e Çlirimit dhe Paqes.
Në një konferencë të mbajtur të dielën me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë se me qeverisjen e LVV-së këtë vit, kanë filluar ndryshimet që e bëjnë ndarjen me të kaluarën.
“Ky 17 vjetor i Lëvizjes na gjen për herë të dytë në qeverisje, pra duke lëvizur gjërat përpara e në të mirë të vendit tonë. Në një vit qeverisje, Lëvizja jonë ka dëshmuar se ka qeverisje alternative përkundër asaj që kemi parë më herët. Kemi dyfishuar rritjen ekonomike, kemi shtyrë reforma në drejtësi, kemi avancuar aleancat dhe partneritetet me shtetet mike. Mund të themi se qëndrojmë drejt në kuptimin se gjithçka mund të bëhet e mundshme nëse punojmë. Kudo në Kosovë ne do të përpiqemi që kërkesat e qytetarëve t’i plotësojmë. Këtë vit kemi filluar ndryshimet që e bëjnë ndarjen qartazi me të kaluarën”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se tashmë ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë, ku gratë, rinia dhe mërgata “janë kategori që iu prijnë ndryshimeve në vend”.
Ndërsa, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë se me themelimin e Vetëvendosjes, është thyer rehatia.
“17 vjetori e gjen LVV-në me qeverisje e me shumicë Parlamentare. Kemi përgjegjësinë si asnjëherë me parë që aspiratat e mëhershme t’i përkthejmë në punë. Populli është ai të cilit do t’i shërbejmë gjithmonë”, ka thënë ajo.
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
-
Kurti sinjalizon “ndërmarrje të gjerë” me LDK-në
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor