Kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorin Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Matthias Conrad.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve, si dhe për takimin e radhës në Bruksel i cili do të mbahet më 2 maj.
"Sa i përket Marrëveshjes Bazë dhe Planit të Zbatimit, Kurti ritheksoi përkushtimin për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike. Ndërkaq në lidhje me takimin e radhës së nivelit të lartë politik, ai tha se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara. Ndërkohë theksoi sjelljet dhe veprimet e njëpasnjëshme të Serbisë të cilat bien ndesh dhe shkelin Marrëveshjen Bazë, marrëveshje kjo që ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, krahas shteteve tjera anëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", thuhet në komunikatë.
Kurti u kërkoi ambasadorëve që tri shtetet të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën deri në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë.
-
Kurti: Vendosja e ligjit në veri, domosdoshmëri për largimin e elementeve kriminale
-
QUINT-i i shpreh Kurtit përkushtim të plotë për zbatim “të pakushtëzuar” të marrëveshjes
-
Kurti takon ambasadorin francez, diskutojnë për dialogun e marrëveshjet e arritura
-
Kurti pranon letër nga Macroni, Scholzi e Meloni para takimit në Bruksel, ia përmendin edhe Asociacionin
-
Kurti bisedon për planin franko-gjerman me ambasadorin e Francës