Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Jetojmë në një vend ku gulçimi për pushtet ka shkaktuar mjerim

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pritur sot për nder të festës së Bajramit të Vogël nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), dhe Myftiu i saj Naim Tërnava.

Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke thënë se sa më shumë që ndajmë për njëri-tjetrin aq më shumë do të bëhemi bashkë.

“Kjo është festë e solidaritetit. Sa më shumë ndajmë për njëri-tjetrin aq më shumë bëhemi bashkë. Jetojmë në një kohë ku shumica ka pak e pakica ka shumë. Jetojmë në një vend ku gulçimi për pushtet ka shkaktuar mjerim. Mirëpo jemi të bindur që të bashkuar për barazi e drejtësi do tu hiqet frika njerëzve e edhe do të hiqen ata që i frikësojnë njerëzit. Begatia e mirëqenia duhet të jenë e drejtë për të gjithë dhe jo privilegj për disa. Jemi të bindur se duhet të ketë barazi dhe drejtësi për secilin”, është shprehur Kurti.