Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: I mbetet BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mekanizma për të bërë Marrëveshjen bazë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

Kurti ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për “angazhimin e palëkundur”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai në postim në Twitter sërish e ka përsëritur se Serbia ka refuzuar të nënshkruajë dhe se i mbetet BE-së të bëjë këtë marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

“Ne erdhëm në Ohër me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur. Po ashtu Maqedoninë e Veriut për mikëpritje shumë të ngrohtë. Tash kemi arritur marrëveshje për aneksin e implementimit të Marrëveshjes Bazë. Serbia – si në takimin e fundit në Bruksel – shmangu nënshkrimin e Marrëveshjes, e tash edhe të Aneksit. Mbetet te BE-ja të gjejë mekanizëm për të bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.