Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti i kërkon BE-së më shumë vëmendje për Ballkanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, më shumë vëmendje në Ballkanin Perëndimor, për të mos injoruar luftën hibride që po bëhet në rajon.

Kurti u takua me Borrellin në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

“Ne kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi që mund të bëjmë. Kërkova nga Borrelli për më shumë vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe për të mos injoruar ndërhyrjet ruse dhe luftën hibride në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës zhvilloi takim edhe me emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.