Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftohet se ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, drejtoren ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schwarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi.
Sipas njoftimit për media, Kurti ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9%.
Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.
bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.
Theks të veçantë pati nxitja e qeverisjes edhe më të mirë dhe kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e e-qeverisjes dhe të dhënave të hapura. Përfaqësuesit e OSF-së u shprehën shumë optimistë me programet që do t‘i implementojnë, nëpërmjet të cilave Qeveria e Kosovës do ta ketë potencialin që në dy vitet e ardhshme të jetë qeveria më transparente dhe më e hapur në rajon.
-
Kurti: Kemi bërë progres të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Qeveritarët u flasin mërgimtarëve për “sukseset” e tyre, cilësohet si fushatë parazgjedhore
-
Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”
-
Oravi rithekson mbështetjen e BE-së për Kosovën në takim me Kurtin