Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Zvicra ia ka dhënë Kosovës në rritjen e mirëqenies ekonomike dhe shoqërore.
Kurti në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Zvicrës për Festën Kombëtare të Federatës Helvetike, ka uruar Zvicrën për 731 vjetorin e krijimit të Konfederatës Hevetike.
“Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, si dhe për veprimin diplomatik të Konfederatës Zvicerane, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë, më 27 shkurt 2008”, tha Kurti. “I gëzohemi çdo suksesi dhe angazhimi të bashkatdhetarëve tanë për rritjen e mirëqenies dhe lartësimin e imazhit të Zvicrës e po ashtu jemi krenarë për kontributin e tyre në fushën politike, ekonomike, në sport, shkencë, art dhe fushat tjera të shoqërisë zvicerane”.
-
Kurti: Mbi çerek milioni qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë
-
Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Kurti: Sot Republika është më e fortë se asnjëherë më parë