Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Holokausti, shembull i fanatizmit dhe jotolerancës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se tragjedia e Holokaustit duhet të shërbejë si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jotolerancës, duke thënë se kjo histori duhet të mbahet mend.

Në ceremoninë komemorative të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, Zyra e Kryeministrit ka shkruar se Kurti tha të mërkurën se pesha e vuajtjeve të civilëve duhet të jetë busullë në mënyrën se si të ecim përpara.

“Holokausti na shërben si shembull prekës i rreziqeve të fanatizmit dhe jotolerancës dhe se kujtimi i tij i motivon njerëzit që të ngrihen kundër padrejtësisë dhe të promovojnë barazi dhe dinjitet për të gjithë…Historia e Holokaustit duhet të mbahet mend, por nuk duhet ndryshuar kurrë”, ka thënë Kurti në ceremoninë që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Miliona hebrenj ishin mbytur në kampet naziste përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria e Kosova ishin njohur si vendstrehime të hebrenjve.