Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një dedikim ditës së Holokaustit, në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se shqiptarët e dinë, si është të jesh i padëshiruar, etni e dorës së dytë.
“Mbase ngjashmëritë në përvoja të dhimbshme historike bënë që para 8 dekadash shqiptarët të ruanin aq sa mundeshin hebrenjtë që jetonin me ta, e të tjerët që përpiqeshin t’i iknin tërbimit nazist. Mbrojtja e viktimave nuk u bë për lavdi, as për falënderim, por thjesht pse ashtu duhet. Ashtu është njerëzorja. Të zbatosh urdhrat e pushtetit kundër asaj çka të thotë ndërgjegjja njerëzore, do të thotë ta shndërrosh veten në makinë - e pasojat e kësaj ishin fatale, në kohën e nazi-fashizmit, por edhe më vonë me gjenocidet afër nesh e te ne, njëherë në Srebrenicë, e pastaj në Reçak, Krushë, Mejë...”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, Holokausti është ngjarje e pakrahasueshme për nga tmerri e dhimbja.
“Ky kulm i poshtëm i aktivitetit njerëzor, duhet kujtuar përjetë, në Izrael e në gjithë botën. Në shenjë respekti për mbi 6 milionë viktimat, e në shenjë zotimi që secili nga ne, në hapësirën tonë të vogël e të përditshme, të dënojmë çdo jehonë të mentalitetit politik përjashtues të tjetrit, e sidomos ekstremin e vet që shkatërron e shfaros”, ka shkruar Kurti.
-
Holokausti – e kaluara që kujtohet për të mos u përsëritur
-
Kurti: Kosova s’e harron kurrë gjenocidin e kryer nga Serbia
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave