Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti të papjekur deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi po i ndërhynte gjatë fjalimit.
Kurti i tha Gashit të hënën në Kuvend se mund ta marrë sa të dojë fjalën, por nuk duhet ta ndërpresë.
“Deputeti Gashi, se qytetarët e Republikës nuk po e shohin që është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tua këtu. Qytetarët e Republikës nuk e dinë pse nganjëherë po marrë kohë më shumë sepse po duhet të pres që të ndaleni ju . Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj, mos më ndërpritni, sa herë e doni fjalën, e merrni, mos më ndërpritni. Se qytetarët s'e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im të dashur qytetarë ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, tha Kurti.
Pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i tha Kurtit se është shqetësuar nga kritikat.
-
“Mos u nxej, mos bëjë zhurmë” - Përplasen Gashi e Hoxha
-
Kurti për deklaratën e Gecit: Nuk jam disiplinues i deputetëve të partive tjera
-
Në pauzë, konsultimi për institucionet
-
Kurti s’përgjigjet nëse po i pret zhvillimet në LDK për të rinisur bisedimet
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin