Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar shoqatën e bizneseve “Automation Alley” për vizitë në Kosovë në mënyrë që ta hulumtojnë nga afër mundësitë që tregu i Kosovës i ofron.
Sipas komunikatës për media, të martën, Kurti ka prezantuar para përfaqësuesve të kësaj shoqate mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit në Teknologjinë e Informacionit.
Gjithashtu, Qeveria ka njoftuar se “Automation Alley” bën lidhjen ndërmjet industrisë, akademisë dhe qeverisë për të përshpejtuar inovacionin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të Michiganit juglindor.
“Kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Nevshehir me të cilin diskutuan për Industrinë 4.0 apo siç njihet ndryshe, revolucionin e katërt industrial. Industria 4.0 fokusohet në ndërlidhjen, automatizimin, mësimin makinerik dhe shkëmbimin e të dhënave në kohë reale në industrinë e prodhimit”, thuhet në njoftim.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti e informon Torresin “për progresin ekonomik e demokratik që ka shënuar vendi vitet e fundit”
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në
-
Kurti merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të industrisë e teknologjisë
-
Kërkohet nga Bashkimi Evropian që të hapë dyert e tij për integrim të vendeve të Ballkanit