Kryeministri Albin Kurti, ka vlerësuar se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend ndonjëherë.
Ai ka deklaruar se së shpejti do të miratohet në Qeveri projektligji për këtë Fond.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka njoftuar se të martën bashkë me deputetë të partisë së tij, aktivistë dhe ekspertë, kanë diskutuar për atë që ai e ka quajtur bërthama e sovranitetit ekonomik të vendit.
“Projektligji që tashmë ka kaluar edhe konsultimet publike, shpejt do të miratohet në Qeveri. Sot në sallën 506 të mbushur plot, para deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivistë e ekspertë të pavarur, së bashku me anëtarë të kabinetit të qeverisë, e përkrah anëtarëve të grupit punues për hartimin e koncept-dokumentit, në krye me profesorin Besnik Pula dhe grupin punues juridik të drejtuar nga koordinatorja Rrezarta Pllana, prezantuam e diskutuam për atë që do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se ndërmarrjet publike do të bartën nga Qeveria në Fond, çka sipas tij do të rrisë mundësinë e investimeve.
“Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti: Me Fondin Sovran Qeveria bëhet më e vogël e shteti më i fortë e më i pasur
-
Ndërmarrjet publike dhe 24 mijë asete do të barten nga Qeveria në Fondin Sovran
-
Kurti: Fondi Sovran krijon profit për shtetin
-
Kurti: Kushtetuesja dhe opozita ta ndalin avazin e bllokimit të reformave
-
Kurti për opozitën e Kushtetuesen: Urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive