Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Ardita Sinanin, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit dërguar të hënën, thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që do të drejtohet nga Sinani.
“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptarët e Luginës do t’i ngrehin shqetësimet në Parlamentin Evropian
-
AAK-ja mirëpret emërimin e Sinanit, këshilltare për Luginë
-
Çitaku e quan të gabuar emërimin e Sinanit si këshilltare të Kurtit: Përçan shqiptarët
-
Kurti i gatshëm për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës
-
Zgjedhjet në Luginë, Kurti: Ku më thërrasin, unë shkoj