Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e quan fillim të mbarë për Qeverinë njohjen nga Xhamajka

Foto: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar fillim të mbarë për punën e Qeverisë, njohjen e pavarësisë së vendit nga Xhamajka.

“Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosovës. Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe Qeverinë e re”, ka shkruar Kurti në “Twitter”. “Dua të falënderoj njerëzit dhe Qeverinë e Xhamajkës, si dhe kryeministrin, Andrew Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”.

Xhamajka, të enjten, u bë shteti i 117-të, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, që njohu pavarësinë e shpallur më 2008.