Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.
Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit të hënën, Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti e përfundoi vizitën gati 20-ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë.