Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Osmani sot takohen me përfaqësues të komuniteteve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja e VV-së për presidente, Vjosa Osmani sot do zhvillojnë disa takime me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

Në këto takime është thënë se do diskutohet vota e komuniteteve për qeverinë Kurti.

Agjenda e takimeve: Fikrim Damka i KDTP-së në orën 11:00, Emilja Redzepi NDS në 11:45, Elbert Krasniqi IRDK në 12:30, Rasim Demiri i VAKAT në 13:15, Bekim Arifi i PAI në 14:00, Duda Balje SDU në 14:45, Erxhan Galushi LPRK 15:30 dhe Goran Rakiq nga Lista Serbë në 16:00.

KOHA ka raportuar se kreu i KDTP-së, Fikrim Damka, ka deklaruar se qëndrimet e tij do bëhen të ditura në takimin e së martës. Ai ka përmendur mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit në Kosovë dhe çështjen e Ambasadës në Jerusalem.

Duhet të jemi të qartë për çështje të cilat i dëmtojnë marrëdhëniet politike të jashtme të Kosovës, për këto duhet të ulemi e të bisedojmë”, kishte thënë ndër tjera.

Image

 

Artikuj të ngjashëm