Kryeministri Albin Kurti dhe u.d. i presidentit të vendit, Glauk Konjufca, kanë vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz ku dërguan kurora lulesh.
Para mediave, Kurti ka deklaruar se falë familjes Jashari, populli shqiptar është gjallë dhe gëzon lirinë e vendit. Ai ka thënë se në Prekaz erdhi menjëherë pas mbledhjes së parë ceremoniale dhe se kjo familje duhet kujtuar përherë.
Ndërkohë, u.d. i presidentit ka deklaruar se kujtimi ndaj familjes Jashari do jetë i përhershëm dhe kjo familje e lëvizi botën, për t’u rreshtuar krah interesit shqiptar.
“Të marrim forcë sesi të vazhdojmë dhe ecim përpara meqë ky është vendi ku më 1998, populli u ringjall”, ka deklaruar Konjufca.
Kurtin dhe Konjufcën i shoqëroi kryetari i Skenderajt, njëherit anëtar i familjes Jashari, Bekim Jashari.
Vendosa kurora me lule tek varri, gjithsej 59 të rënët në 5-6-7 mars 1998
-
Kurti: Familja Jashari u bë simbol i lirisë dhe unitetit kombëtar
-
Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Kompleksin e Jasharëve
-
Krerët shtetërorë në Prekaz: UÇK-ja bëri luftë mbrojtëse, e vërteta s’mund të tjetërsohet
-
Kurti: Rikthehemi në Prekaz për të kuptuar nga vijmë e për të ditur kah duhet të shkojmë
-
Liderët bëjnë homazhe në Prekaz