Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, letrën, të cilën kreu i saj Albin Kurti sot ia ka dërguar LDK-së.
Aty shprehet keqardhje për ndërprerjen e takimeve me këtë subjekt. “Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti në letër.
Lideri i VV-së nëpërmjet letrës i ka bërë të ditur Mustafës se nuk ka kthim para 6 dhjetorit të 2019-s.
Sipas tij, nuk ka kthim as para datës 26 dhjetor, kur në krye të Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca.
Kurti në fund të letrës ka kërkuar që LDK-ja të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufës dhe t`i kthehet negociatave!
{gallery}
-
Kurti me videomesazh fton LDK-në për marrëveshje
-
Kurti s’jep sinjale për përafrim qëndrimesh për presidentin
-
LVV-ja fton LDK-në për koalicion - Abdixhiku: Qëndrimin tonë tashmë e dini
-
Kurti letër Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në
-
VV-ja dhe LDK-ja të heshtura për marrëveshjen e koalicionit