Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Do të bënim gabim nëse nuk do të vepronim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se veprimet e tyre në Kuvend ishin të drejta, pasi sipas tij veprimet ishin në fushëveprimin si deputetë.

“Ne kishim të drejtë në veprimet tona. Do të bënim gabim nëse nuk do të vepronim. Vepra për të cilën akuzohemi, nuk është vepër penale, sepse veprimet janë ndërmarrë sipas fushëveprimit tonë si deputetë”, ka thënë Kurti, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shumë nene të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i kishte gjetur në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe raportin e komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Në fjalën e tij, Kurti është ndërprerë nga kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, kur ka folur për sipas tij anshmërinë e procesit, orientimin e dëshmitarëve, dhe kur ia ka përmendur një postim të gjyqtarit Kalludra në Facebook, ku gjendej edhe një thënie e Hitlerit.

"Ky nuk është gjykim, por është paragjykim", ka thënë deputeti i akuzuar Kurti, duke përmendur se nuk është vërtetuar përbërja e gazit të përdorur.

Kurti dhe tre deputetë të tjerë të Vetëvendosjes po akuzohen për gjuajtjen e gazit lotsjellës.