Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi po marrin pjesë në Kongresin e 78-të të Partisë Socialistë të Francës, në Paris.
Gjatë ditës së hënë Kurti pritet të mbajë një prezantim publik me rastin e përfundimit të punimeve të këtij Kongresi, tema do të jetë mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, njofotn kumtesa.
“Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues Olivier Faure.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti në Francë flet për zhvillimet politike në Kosovë
-
Kurti në Paris, takon kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Marielle de Sarnez
-
Kurti në Francë për takim me Macronin
-
Kurti pritet nga Macroni në pallatin presidencial
-
Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit në BE dhe NATO është në interesin e vetë Evropës