Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë, ta shohë sa demokratik është shteti ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, mund të vijë në Kosovë, që ta sheh se sa demokratik është shteti i Kosovës.

Kurti ka thënë se Bërnabiqi do të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të Beogradit, sipas marrëveshjes së arritur.

“Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik he më i pavarur se Serbia”, ka thënë Kurti.

Ai e ka konfirmuar se dy ministra të kabinetit të tij, zëvendësministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të qëndrojnë të hënën në Luginë të Preshevës, derisa ka shtuar se edhe ai vetë planifikon të shkojë një ditë.

“Agjenda jonë qeveritare qysh më herët e ka paraparë një vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Zyrtarët e qeverisë do të shkojnë të hënën. Përshtypja ime është që kur e kanë kuptuar ata që do të shkojnë ministrat e mi atje, edhe ata kanë kërkuar që të vijë Bërnabiqi. Unë do të shkojë një ditë por nuk është vizita jonë atje reagim për ardhjen e Bërnabiqit”, ka shtuar ai.

Sa i përket targave, Kurti i ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS brenda afatit deri më 31 tetor.

Edhe Serbia e quan “prezencë të Serbisë në veri” vizitën e Bërnabiqit Arbëri Serbia e quan “prezencë të Serbisë në veri” vizitën e Bërnabiqit

Ai ka thënë se në këtë mënyrë, ata do të përfitojnë deri në 5.000 euro duke mos paguar akciza dhe taksa.

“Sa i përket targave, do të bëjmë më të mirë e mundshme në aspektin diplomatik e politik. I ftoj të gjithë qytetarët e komuniteti serb që t’i konvertojnë sa më parë targat sepse i kanë këto dy muaj për të përftuar deri në 5.000 euro, duke mos paguar TVSH, akcizë e taksë doganore. Afati është 31 tetor. Sa më parë që e bëjnë është më miRë edhe për ta edhe për shtetin e tyre. Ata përfitojnë nga kjo, nuk humbin. Bëhet fjalë për disa mijëra vetura sepse një pjesë e madje e serbëve të Kosovës tashmë i kanë targat RKS ashtu siç i kanë edhe letërnjoftimet e Kosovës”, ka thënë Kurti.