Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Atmosfera me pesë vendet mosnjohëse, më e mirë se ç’ka qenë më parë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pret që pesë vendet mosnjohëse, anëtare të Bashkimit Evropian, të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe t’i bashkohen shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në Forumin Strategjik të Bledit, Kurti ka thënë se atmosfera me këto vende është më e mirë se që ka qenë më parë.

“Janë disa hapa të vegjël konkretë dhe shpresojmë që ata të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe në këtë mënyrë t'i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së që na njohin. 22 nga 27 vende na njohin në BE, 26 nga 30 në NATO dhe 34 nga 36 në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Kosova është në krye të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, lirive politike dhe të drejtave civile dhe pret që të ketë më shumë bashkëpunim e t’i bashkohet BE-së jo vetëm për të përfituar prej saj, por edhe për të kontribuuar.

Kryeministri i Kosovës më tej ka konsideruar se është e rëndësishme të ketë njohje reciproke brenda Ballkanit Perëndimor.

Edhe Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE Arbëri Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE

“Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme për rajonin tonë është që me këto njohje, njohje reciproke të mbarojmë të 6 vendet e BB-së si rajon, sepse njohjet de-facto dhe de-jure janë të ndara në Ballkan. Dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në të gjithë rajonin. Mendoj se brenda pak vitesh ne mund të bëhemi anëtarë të BE-së”, është shprehur ai.

Teksa është pyetur për situatën në veri, Kurti ka treguar se tash e dy muaj nuk ka protesta të dhunshme dhe është ulur dy herë për nga 25 për qind prania e Policisë së Kosovës.

“Ne kemi nevojë për deeskalim, kemi nevojë për zbutjen e tensioneve dhe tash e dy muaj që në komunat veriore të Kosovës nuk ka protesta dhe incidente të dhunshme, ne kemi ulur dy herë npër 25 për qind numrin e Policisë së Kosovës në këto ndërtesa komunale dhe mezi pres të kemi zgjedhje të parakohshme në komunat veriore dhe shpresoj se do të kemi një fushatë të drejtë dhe të hapur për zgjedhje të lira dhe demokratike, kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare por në anën tjetër besoj se njerëzit në Kosovë e kanë kuptuar se ata që integrohen jetojnë më mirë”, ka thënë ai.


Abazoviq: S’duhet të presim për konflikt në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që BE-ja të na integrojë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk mendon se është ide e mirë që të pritet për një konflikt të mundshëm në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që Bashkimi Evropian të marrë vendim për t’i integruar këto vende brenda tij.

Në Forumin e Bledit që po mbahet të hënën në Slloveni, Abazoviqi ka thënë se BE-ja duhet t’i hapë dyert për vendet që janë të gatshme për anëtarësim në bllok.

Edhe Kurti: Strukturat kriminale serbe brenda Kosovës kanë humbur betejën Arbëri Kurti: Strukturat kriminale serbe brenda Kosovës kanë humbur betejën

Sipas tij, nuk janë të qarta rregullat për anëtarësim në BE.

“Njerëzit tanë janë të mirëpritur në BE, por shteti ynë nuk është i mirëpritur në BE. Gjëja kryesore është të dini se cilat janë saktësisht rregullat. Nuk është e drejtë të thuash bëje këtë dhe pasi ta bësh, të thuash kjo u bë mirë por mbase nuk është ky momenti, presim diçka tjetër. Mendoj se nuk është ide e mirë të presësh për një konflikt në Ballkanin Perëndimor dhe më pas të zgjohesh dhe të thuash sillni këto vende brenda BE-së. Mendoj se është shumë më e zgjuar të mendosh se le të shohim dhe le ta bëjmë atë me vendet që ndoshta janë gati dhe natyrisht të mbajmë derën e hapur për çdo vend që dëshiron të ndajë vlerat me anëtarët e tjerë të BE-së”, ka thënë Abazoviq.

Image