Gjatë këtij vikendi në Kosovë moti mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte po mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale po lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK, transmeton Koha.net.
Sipas parashikimeve të fundit nga IHMK, nga nesër, java parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe gjasa të larta për reshje shiu.