Vetëm për katër ditë u mblodhën rreth 4 mijë nënshkrime në peticionin e organizuar nga “Iniciativa Qytetare” e Ferizajt për emërtimin e rrugës dhe vënien e shtatores “Tony Blair”.
Kuvendi Komunal i Ferizaj, pasi shqyrtoi këtë peticion, atë e drejtoi te Drejtoria e Urbanizmit, saktësisht te Komisioni për emërtimin e rrugëve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ky vendim po cilësohet si i jashtëligjshëm nga iniciuesi i peticionit, Bashkim Fazliu, ngase sipas tij, Kuvendi Komunal është i vetmi organ që vendos për peticionet.
Edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka thënë KTV-së se Kuvendi Komunal është autoriteti që duhet të marrë vendim për këtë rast. Por këtë shkresë, Kryesuesi i Kuvendit po e cilëson si të pabazë.
Megjithatë, Faruk Guri, Kryesues i Kuvendit Komunal, tha se në një nga seancat e radhës, asamblistët do ta kenë mundësinë e votimit për këtë peticion.
Kundërshtohen rreth 4 mijë nënshkrime për... by kohanet