Kuvendi i Ferizajt të premten mori vendim që rruga “Tony Blair” të shndërrohet në sheshin me emrin e ish-kryeministrit britanik.
Kësisoj u vendos bazuar në peticionin e qytetarëve, organizuar nga Këshilli për emërtimin e sheshit dhe ngritjes së shtatores së Tony Blair në Ferizaj dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për inovacione – iFOK.
Në këtë mënyrë, ferizajasit e nderuan mikun e madh të popullit shqiptar, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ndërsa mbetet që në të ardhmen e afërm të ngrehet edhe shtatorja apo busti i tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatore dhe shesh me emrin e Tony Blairit në Ferizaj
-
MAPL: Të shqyrtohet peticioni për sheshin “Tony Blair”
-
“Tony Blairi” i Ferizajt kritikohet e përqeshet deri në Britani
-
The Independent: Britanikët janë të bindur se shtatorja e Blairit në Kosovë është Jason Donovan
-
Ferizaj përjetëson Tony Blairin në bronz