Rritja e energjisë elektrike është e lartë dhe e pa përballueshme për qytetarët tanë dhe shpresojmë që zëri i qytetarit do të dëgjohet dhe do vihet parasysh edhe interesi i qytetareve.
Kështu ka vlerësuar Rinora Gojani nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) për televizionin publik.
Sipas saj, KOSID kundërshton Termocentralin Kosova B, derisa përmendi se 30 për qind e qytetarëve energjinë elektrike e shpenzojnë për ngrohje.
Ajo tha se duhet të organizohet një debat publik , pjesë e së cilit, siç tha ajo, duhet të jetë edhe kryeministri.
Gojani tha se protesta e paralajmëruar për ditën e mërkurë si shenjë revolte e rritjes së energjisë elektrike, duhet t’i bashkohen qytetarët në masë të madhe dhe të dëgjohet edhe zëri i tyre.
-
Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës
-
Rreth 600 komente për rritjen e çmimit të rrymës
-
Krizë me energjinë elektrike, KEDS e KESCO apelojnë për kursim
-
KMDLNJ kundër shtrenjtimit të rrymës, fton qytetarët për mobilizim
-
Opozita e kundërshton shtrenjtimin e mundshëm të energjisë elektrike