“Babi, më fal që të kam nervozuar mbrëmë. Beni”. Këto fjalë dhe fotot e të birit si ushtar, për Musë Lajqin nga Peja janë vlera më e madhe që i ka mbetur.
I biri i tij Besniku, ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë.
Pas gjithë këtyre viteve, Lajqi një mësimdhënës që përcolli 42 gjenerata, u desh të zgjedhe mes kontributit të tij dhe vlerës që shteti ka përcaktuar për dëshmorët e luftës.
Kjo, pasi ish-qeverisja e kaluar, duke u ikur komplikimeve buxhetore, kishte nxjerrë një udhëzim administrativ që ndalonte marrjen e dy pensioneve nga shteti edhe pse, njëri ishte kontributdhënës.
Kjo e theu atë emocionalisht.
Për familjen Lajqi, trajtimi i tillë është fyes dhe i padrejtë, ka thënë Lajqi.
Thonë se është mëkat të japësh kontribut për më shumë se katër dekada në arsim dhe në fund, të detyrohesh të heqësh dorë nga pensioni.
Për ta, më i rëndë është fakti se për këta tre vjet, persona të caktuar kanë marrë nga dy pensione, sikurse ishte rasti i ish-pjesëtarëve të TMK-së të cilët protestuan ditë më parë pasi u është ndalur pensioni i dytë derisa kësaj familjeje nuk u është lejuar një gjë e tillë.