Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri janë shprehur të matur kur vjen fjala për një treg rajonal, apo bashkim doganor me vendet e rajonit, duke iu bashkuar kështu bizneseve kosovare që janë shprehur kundër nismës për një treg rajonal.
Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe tash së fundmi kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që janë shprehur për një model të thelluar, siç është bashkimi rajonal doganor, shkruan sot Koha Ditore.
Vuçiq përpiqet për lidhje ekonomike e tregtare të ish-shteteve të ish–Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, sepse, sipas tij, kjo do të shtonte ekonominë e këtyre shteteve dhe do të përforconte bashkëpunimin rajonal.
Por eksperti i njohur i ekonomisë në Shqipëri, i specializuar kryesisht për çështjet e tregtisë, Ilir Ciko, thekson se përpara se të tentohet të kalohet në një model të ri ekonomik, pra në Bashkimin Doganor, është e nevojshme të nxirren në mënyrë të plotë të gjitha përfitimet dhe kostot që lindin nga ndërmarrja e një iniciative të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vuçiq: Edi Rama mbështet pretendimin tim për tregun e përbashkët ballkanik
-
Shqipëria kundër tregut të përbashkët rajonal
-
Nivel i ulët i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë e Kosovës
-
Ekspertët e cilësojnë të rrezikshme për Kosovën idenë e Vuçiqit, e përkrahur nga Rama
-
Kosova s’e do tregun e përbashkët ballkanas që e përkrah Rama