19 vjet më parë, dy fshatra Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e hekurt të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe.
Këta të fundit vranë e dogjën 221 banorë, 64 prej të cilëve ende nuk u janë gjetur trupat, raporton KTV.
Pjesa më e madhe e të masakruarve ishin burra e djem të rinj.
Ndër të shumtë vizitorë sot në fshat ishte edhe motra e Ukshin Hotit, i cili vazhdon të jetë i zhdukur.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë krimet që janë bërë gjatë luftës në vend dhe se Kosova nuk ka çfarë të japë tjetër për njohjen e pavarësisë.
Krimet e kryera në këto dy fshatra janë dëshmi të mjaftueshme për zbardhjen e historisë, ka thënë kryetari i komunës, Smajl Latifi.
Edhe
27 vjet thirrje për drejtësi për qindra të vrarë e të zhdukur në Krushë të Madhe e të Vogël
I pranishëm në homazhe nuk ishte edhe presidenti Hashim Thaçi, zyra e të cilit e kishte arsyetuar me agjendën e ngarkuar.
Nga kjo ngjarje makabre kanë mbetur 500 fëmijë jetimë e shumë gra të veja.