Kompania lidere Kujtesa ka mbështetur fushatën e Albana Osmanit “Ti je një luledielli,” e cila ka një kauze të veçantë, qe vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitetet e ndryshme nën llogon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të Hemato-Onkologjise të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kujtesa sot ka blerë 739 bluza te krijuara për fushatën “TI JE NJE LULEDIELLI” përbërë nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshëm, prodhuar sipas modele të standardeve europiane ISO. Në këto t-shirts (bluza) është vendosur një LULEDIELLI, simbol gjithëpërfshirës i forcës, shpresës dhe jetës.
{gallery}
Gjithsej 15 mijë euro u mblodhën si fond që ka bërë të mundur blerjen e pajisjeve të reja për në spitalin e repartin e Hemato-Onkologjisë në QKUK. Qëllimi i projektit është të plotësoj nevojën kryesore që është funksionalizimi i aparaturës flow cinometer për diagnostifikimin e leukemisë tek fëmijët e moshës 0-18 vjeç.
Sot në Kosovë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janë të sëmurë nga leukemia,dhe diagnostifikimi i tyre është i domosdoshëm, që të bëhet sa më i shpejtë dhe i sigurt. Për shkak të mungesës së reagensave mjekët detyrohen që mostrat e gjakut t’i dërgojnë në Austri për diagnostifikimin e leukemisë tek fëmijët.
Edhe
Zyrtarët e shtetit në Kosovë i bashkohen fushatës “Ti je një luledielli”
Albana Osmani, iniciatorja e kësaj fushate, ka falënderuar kompaninë Kujtesa për mbështetjen më të madhe që kjo fushatë ka pasur deri tash, duke vlerësuar angazhimin e Kujtesës për përmirësimin e kushteve të fëmijëve në spitalin pediatrik të QKUK-ës.
*Artikulli i sponsorizuar nga Kujtesa
-
LDK hap fushatën me thirrje për bashkim, Osmani: Ju vendosni nëse Kosova do të jetë e qytetarëve, apo e një njeriu
-
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”: Thirrje për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit
-
Superheronjtë sjellin buzëqeshje te fëmijët në Pediatri
-
Kthimi i Buzëqeshjes, Ngritja e Shpresës: Përkushtimi i IPKO-së ndaj fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve