Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk u hoq më 2 prill siç u premtua, pengesë bëhet BE-ja

Dy prilli ishte quajtur si dita historike kur mes Kosovës dhe Shqipërisë më nuk do të kishte kufij.

Ky ishte premtimi i dy qeverive, asaj në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat në fundin e dhjetorit kishin nënshkruar edhe marrëveshje, por tash Shqipëria është zmbrapsur nga marrëveshja për heqjen e kufirit, raporton KTV.

Në fund të marsit, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se kjo ka ndodhur për shkak të disa obligimeve që Shqipëria ka me BE-në.

Qytetarët thonë se mes dy shteteve nuk duhet të ketë kufi, por e kanë humbur besimin tek institucionet.

Opozita në Prishtinë thotë se arsyeja se pse ka ngecur kjo çështje, është reagimi i BE-së.

Edhe Projektligji për kufirin demanton liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë Arbëri Projektligji për kufirin demanton liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë të ketë pasur rastin edhe vetë të flasë në Bruksel e Prishtinë me aktorët ndërkombëtar që kanë thënë se heqja e kufirit përbën problem të madh.

Në kohën kur kjo ide u bë publike nga zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë e Shqipëri, Serbia pati reaguar ashpër duke thënë se kështu po jetësohet Shqipëria e madhe.