Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një lidership. Ai ka pranuar se me LDK-në kanë pasur biseda.
“Deri në ditën e hënë kreu i LDK-së dhe i PDK-së, do të takohen dhe të diskutojnë”, ka theksuar ai. Sipas tij PDK-ja do të jetë konstruktive. Ai ka ftuar LDK-në, që të shikojë dhe të merren vendime.
“Nëse nuk kemi lëvizje pozitive, edhe zgjedhjet mund të mbahen”, ka thënë ai në një paraqitje televizive në televizionin publik.
Kuçi ka thënë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik. Ai nuk e ka përjashtuar edhe pas zgjedhjeve LDK-në.
“PDK-ja është e interesuar që të ruajë qetësinë dhe hegjemonitetin. PDK-ja do të jetë partnerë me secilin subjekt politik”, ka thënë ai, përcjell rtklive. Sipas tij PDK-ja do të punojë për fitore.
“PDK-ja është e përgatitur për të qeverisur. Problemet e mëdha që i ka Kosova PDK mund t’i gjejë zgjidhje”, ka thënë ai.
-
Hoxhaj: Vijat e kuqe që po na vënë partitë tjera, ftesë për ta votuar PDK-në
-
Kuçi: Vendimet e PDK-së pas diskutimeve me LDK-në
-
Hamza: S’kemi vija të kuqe ndaj asnjë partie, për krijim të institucioneve duhet marrëveshje politike
-
Rama: PDK-ja s'ka vija të kuqe për askënd
-
Hamza s’ka vija të kuqe për asnjërën parti, por thotë se janë më afër me opozitën