Hajredin Kuçi, një personalitetet kryesore të përfshira në negociatat e Vjenës dhe në përgatitjet për shpalljen e Kosovës shtet, thotë se në dialogun me Serbinë nuk mund të kalohen limitet e kompromiseve të bëra në procesin e Vjenës, që i kishte paraprirë planit të Martti Ahtisaarit.
Në një intervistë të shkurtër për KOHËN, ish-Zëvendëskryeministri Kuçi flet për negociatat e Vjenës, për prapaskenat që i paraprinë shpalljes së pavarësisë dhe për negociatat që vazhdojnë të zhvillohen me Serbinë.
Pikëpamjet i ka shprehur në ditën kur janë bërë 14 vjet prej kur, në cilësinë e të emëruarit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për negociata Kosovë-Serbi, Ahtisaari prezantoi në Prishtinë planin e tij, që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
-
Diplomati finlandez Ahtisaari vlerësohet për rolin e tij në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës
-
16 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisarit
-
Kuçi: Nuk do të bënim kompromise, po ta dinim që Pakoja e Ahtisaarit nuk do të kalonte në KS
-
Të gjitha partitë parlamentare kundër kompromiseve në marrëveshjen me Serbinë
-
Kuçi: Shpallja e Pavarësisë ishte në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë