Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe fer” për Ismail Morina-Ballisti, ekstradimin e të cilit nga Kroacia po e kërkon Serbia.
“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviq për Tanjug, shkruan televizioni publik.
Artikuj të ngjashëm
-
A do ta ekstradojë Kroacia Ballistin në Serbi
-
Ministria serbe e Drejtësisë e quan “turp” vendimin për mosekstradim të Tomor Morinës
-
Gjykata Supreme: Morina nuk do të ekstradohet
-
Pacolli: Tomor Morina së shpejti kthehet në shtëpi
-
Çështja e ekstradimit apo jo të Morinës në Serbi ka mbetur në labirintet gjyqësore të Maqedonisë Veriore