Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq ka deklaruar se beson se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, do të ngrihen në fillim të këtij viti.
Ajo ka deklaruar se Prokuroria për krime lufte (e Serbisë) ka iniciuar qindra lëndë kundër shqiptarëve të Kosovës, por ata nuk janë të qasshëm për organet serbe të drejtësisë, transmeton Koha.net.
Siç përcjell FoNet, ajo ka thënë se Prokuroria do të vazhdojë së punuari në këto lëndë.
nuk ka përmendur ndonjë emër kundër të cilit ”po punon Prokuroria”, por ka shtuar se “viktimat serbe s’kanë parë drejtësi nga Haga”.
Ajo sot ka vizituar “dhomën e viktimave të kosovarëve” ku tha se Komisioni për personat e zhdukur ka një dokumentacion të pasur dhe se askush nuk mund të thotë se Serbia nuk ka dërguar atë që duhet dhe që nuk ka dëshmi për gjykim e kosovarëve.
-
Kuburoviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e autorëve të krimeve të UÇK-së
-
Bërnabiq thotë se serbëve në Kosovë u mohohen të drejtat
-
Prokuroria Speciale e gatshme ta shqyrtojë raportin e Serbisë rreth rastit “Ivanoviq”
-
Kuburoviq: Serbia ia dorëzoi Kosovës raportin për vrasjen e Ivanoviqit
-
Prokuroria Speciale ka nisur trajtimin e mbi 150 rasteve për krime lufte, ka dëshmi për 93 masakra