Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ku qëndron madhështia e Demaçit në krahasim me të tjerët, sipas Novosellës

Ai ka folur edhe për kohën e kaluar në burg. Nga rreth 9 vjet sa ka kaluar në burg Novosella, 3 e gjysmë i ka kaluar bashkë me Demaçin.

Novosella ka thënë se për të burgu jugosllav ishte një lloj shkolle.

“Tash nuk kemi nevojë të themi të pavërteta për burgjet e Jugosllavisë. Hetimet dhe torturat ishin të tmerrshme. Fakti që vriteshin njerëz gjatë hetimeve, e torturoheshin. Por në burg jeta nuk ka qenë edhe aq e vështirë.

Ushqim kishte të mjaftueshëm, kishim jo më shumë se tetë orë punë, kishim kujdes shëndetësor, kishim bibliotekë”, ka thënë Novosella. “Mos të kuptohet se kemi bërë jetë të mirë në burgje. Natyrisht ishte motivi, shpresa, ishte rinia jonë”, ka thënë më tej.

Ai ka thënë se për gjendjen në Kosovë informoheshin prej vizitave familjare.

Edhe Adem Demaçi i epokës së ndërgjegjes kombëtare përballë trashëgimisë që humbet Kulturë Adem Demaçi i epokës së ndërgjegjes kombëtare përballë trashëgimisë që humbet

“Kishim takime të rregullta dhe letra që merrnim”.

Burgjet e Serbisë, të viteve ’90-a kanë qenë më të ashpra, sipas Novosellës, veçmas burgu i Nishit, që thotë se sikur ishte krijuar për të qenë kundër shqiptarëve.

“Edhe Baci, në 44 librat për të, shumë rrallë flet për burgun. Baci nuk e ka përjetuar burgun si një vend trishtimi, një vend ku ju ka ndal jeta. Adem Demaçi ka pas një jetë bukur aktive në burg”, ka thënë miku i tij Selatin Novosella.

Është kthyer prapa në dënimin e tij të parë, kur Demaçi ishte vetëm 22 vjeç.

“Kishin dhënë dëshmitë për Bacin, fatkeqësisht edhe nja 15 shqiptarë. Prej atyre që janë gjallë, Ali Aliu, ndërsa kanë qenë edhe Zekerija Cana, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, e shumë të tjerë. Nuk kanë qenë, spiunë, as nuk ishin bashkëpunëtorë të UDB-së. Ata thjeshtë nuk kanë mundur t’i përballojnë sfidës së presionit të pushtetit, kërcënimeve, presioneve e shantazheve. Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e Demaçit”, ka thënë Novosella në Interaktiv të KTV-së.

“Ky në ballafaqimin në gjykim, u thoshte flisni, krejt çfarë po thoni qëndrojnë, bile bile edhe më shumë se kaq kam thënë”, kujton Novosella.

Ai kujton se çfarë kishte thënë Demaçi: të ndërpritet aksioni për grumbullimin e armëve, të ndërpritet aksioni për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, të mos thuhet “shiptarski jezik” dhe “albanski jezik”, por shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk ka dy letërsi e Kosovës dhe e Shqipërisë por ka një letërsi, e kishte thënë se nuk është krim të lexohet Fishta.

Edhe “Lamtumirë Baca Adem” si paralajmërim për botimin e plotë të veprës së Demaçit Kulturë “Lamtumirë Baca Adem” si paralajmërim për botimin e plotë të veprës së Demaçit

Novosella flet për ditët e fundit të Adem Demaçit

Komb, dhe atdhe ishin dy fjalët që Adem Demaçi i thoshte pa problem në ditët e tij të fundit të jetë.

Këtë e ka bërë të ditur njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Adem Demaçit, Selatin Novosella në Interaktiv të KTV-së.

“Nuk ka qenë bisedë normale, ajo e fundit, kishte probleme me mbamendje por edhe me të folur. Dy fjalë nuk i përzinte kurrë, kombin, dhe atdheun. Këto janë dy fjalët e fundit që i kam dëgjuar nga ai. I ka shqiptuar shumë qartë këto dy fjalë. Ka një kohë të gjatë që përveç se me takua me ndonjë darkë. Baci për çdo ditë dobësoj. Kishte një vdekje të qetë, pa tensione”, ka thënë Novosella.

Ai thotë se e ke përjetuar mjaft rëndë shkuarjen në amshim të Demaçit, i cili thotë se ka pasur një vdekje të qetë.

“Besoj që kur njeriu i vdes kolegu i shkollës, i studimeve, punës, i biznesit por edhe i shkencës e artit është një dhimbje e thellë, prandaj ikja në amshim e njerëzve të tillë është e rëndë. E kam takuar para tre ditësh. Ka qenë në një lloj kllapie, që përcillet me gjumë jo të rregullt. Ai u shua për dhjetë ditë. Vullneti i tij për të jetuar edhe neve po na ndihmon. Kohë të gjatë ishte keq. Ditëve të fundit ishte në shtëpi, dhe aty ka vdekur”, shprehet ai.

Edhe Jeta e Demaçit, histori e Kosovës Kulturë Jeta e Demaçit, histori e Kosovës

Novosella thotë se shteti i Kosovës nuk ka mundur të bëjë më shumë.

“Të gjithë nga institucionet e kanë lënë variantin rezervë të mos kursehen për të. Me vendim të veçantë kryeministri i kishte ndarë një pension të mirë, një veturë, si dhe edhe shoferin, i cili nuk kishte nevojë për punë por është përkujdesur jashtëkonisht shumë për Demaçin. Ishte ideja që të shtrihej edhe në spital, por ai nuk donte pasi ndihej më mirë në shtëpi. E njoh që nga 63-ta, por edhe në veprime kemi qenë bashkë. Herën e parë ishte dënuar në 58-tën”, ka thënë Novosella në Interaktiv.