Qëkur ka filluar numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 qershorit, rreth 20 për qind të kutive të votimit janë dërguar për rinumërim, raporton KTV.
Në këtë vendvotim në Drenas, Partia Demokratike e Kosovës mori 271 vota, kurse kandidatët e kësaj partie për deputet morën 144 vota më shumë. Ndërsa, në një tjetër vendvotim në Prishtinë, koalicioni PDK-AAK-Nisma mori 89 vota, kurse prijësi i listës për deputet, Kadri Veseli, mori 152 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMospërputhje të votave të kandidatëve kishte edhe në një vendvotim në Vushtrri. Koalicioni PDK-AAK-Nisma mori 92 vota, kurse numri 2 i listës për deputet, Ramush Haradinaj, mori 229 vota.
Në këtë vendvotim në Skenderaj, LDK-ja nuk mori asnjë votë, ndërsa kandidatët e kësaj partie për deputetë morën 339 vota.
Ndërsa, Vetëvendosje në një vendvotim në Gjilan mori 152 vota, kurse kandidatët e kësaj partie morën 97 vota më shumë se subjekti. Këto janë disa prej 280 kutive të votimit që do të rinumërohen për shkak të mospërputhjes së të dhënave.
Për krejt këto parregullsi, vëzhguesit e zgjedhjeve thonë se mund të jenë shkaktuar edhe nga interesat e caktuara të subjekteve politike.