Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka kërkuar falje kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, siç kanë pretenduar mediat e Beogradit dje.
KTV-ja mëson se Haradinaj homologes serbe i ka shprehur keqardhje për mospërmbushjen e marrëveshjeve nga të dyja palët, e që ndikon në fqinjësinë e mirë mes vendeve.
Haradinaj e ka ngritur në Samitin e Londrës shqetësimin e Kosovës për presionin dhe kërcënimet që Qeveria e Serbisë po ua bën pjesëtarëve serbë të FSK-së për t’u larguar nga kjo forcë.
Haradinaj i ka thënë KTV-së se operacioni për arrestimin e serbëve është bërë nga organet e drejtësisë pas informacioneve që i kanë marrë për kërcënimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Media serbe: Haradinaj dy herë i kërkoi falje Bërnabiqit
-
Bërnabiqi e falënderon Vuçiqin dhe serbët e Kosovës për “përkushtimin për paqe”
-
Qeveria e çakorduar, Haradinaj kundërshton Pacollin për ndalesat e zyrtarëve serbë
-
Konfirmon Kryeministria: Qeveria s'e ka ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
-
Sipas Bërnabiqit, Haradinaj e mohon se zyrtarëve të Serbisë u ndalohet hyrja në Kosovë