Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësim prokurimin për sigurimin fizik të ndërtesave dhe hapësirës së kampusit të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren.
Paneli shqyrtues i këtij organi ka vlerësuar se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i ofertave në këtë aktivitet të prokurimit nuk është bërë në përputhje me dispozitat e caktuara të Ligjit për Prokurimin Publik. Kësisoj ,UPZ-ja ende nuk ka arritur që ta përmbyllë prokurimin për sigurimin fizik të kampusit të saj, i cili aktivitet sipas të dhënave të publikuara nga OSHP-ja është iniciuar në shkurt të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
'Gjykata e tenderëve' në vendimin e saj fillimisht ka bërë të ditur se ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "SFK" nga Prizreni lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull: 'Sigurimi fizik i objekteve të UPZ'..., të iniciuar nga autoriteti kontraktues Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e OSHP-së./Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni nesër në “Koha Ditore”)
-
Rivlerësohet tenderi për ndarjen e hapësirave në objektet e UPZ-së
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për infrastrukturën e Parkut të Biznesit në Prizren
-
Prizreni ende nuk i ka funksionalizuar kamerat vëzhguese të sigurisë
-
Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren
-
Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit