Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka anuluar aktivitetin e prokurimit të Komunës së Suharekës për ndërtimin e rrugës Mushtisht-Verbeshticë-Shtërpcë.
Ky aktivitet i prokurimit nga 'Gjykata e tenderëve' është kthyer në rivlerësim, pasi është konstatuar se gjatë procedimit të prokurimit ka pasur shkelje të dispozitave të Ligjit të prokurimit publik, shkruan sot “Koha Ditore”, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq në bazë të këtij vendimi të OSHP-së, Komuna e Suharekës ka publikuar njoftimin për anulimin e dhënies së kontratës.
Në pikën e parë të vendimit të OSHP-së theksohet se miratohet si pjesërisht e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “I. Seferi SHPK” për këtë aktivitet të prokurimit, iniciuar nga Komuna e Suharekës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kthehet sërish në rivlerësim prokurimi për rrugën Mushtisht-Shtërpcë
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për impiantin e mbeturinave ricikluese në Suharekë
-
Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren
-
Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit
-
Anulohet prokurimi për digjitalizimin e shërbimeve në administratën e Prizrenit