Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehet në rivlerësim konsulenca për hartimin e Planit zhvillimor

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer prapa vendimin e Komunës së Rahovecit për anulimin e aktivitetit të prokurimit për konsulencën në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Ky organ ka vendosur që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim, meqë ka konstatuar se në këtë rast ka pasur shkelje të dispozitave të caktuara të Ligjit të Prokurimit. ‘Gjykata e Tenderëve’ ka vendosur kësisoj pasi që ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik "Prima Engineering" kundër njoftimit për anulimin e prokurimit me titull "Mbështetja e Komunës së Rahovecit në hartimin e PZHK-së".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)