Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehen vranësirat

Moti sot

Pas disa ditësh me mot përvëlues, sot, e mërkurë, në Kosovë do të ketë vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimalet mbeten kryesisht të larta (net tropike). 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.