Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthehen erërat dhe shiu në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka ndryshuar situata meteorologjike.

Thuhet se fushat me presion të lartë të cilat ishin prezent për gati një javë janë duke u dobësuar për tu zëvendësuar me masa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këto kushte sonte gjatë natës vende-vende do të ketë mundësi për riga të dobëta shiu dhe erëra nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

Të premten, në orët e vona të ditës erërat do të fuqizohen duke e mbajtur të njëjtin drejtim, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

Të shtunën dhe të dielën, do të ketë kushte më të favorshme për reshje shiu , kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.